Kalkulo Taksën (5%)
Zbuloni sa mund të kurseni nga rivlerësimi i pronës suaj
Procesi i rivlerësimit është një hap i rëndësishëm për pronarët e pasurive të paluajtshme që dëshirojnë të përfitojnë nga ulja e përkohshme e Takses se Shitjes së Pronës (e njohur ndryshe si taksa mbi fitimin kapital).
Ky proces u mundëson pronarëve të përditësojnë vlerën e regjistruar të pronës së tyre, duke reflektuar vlerën aktuale të tregut, dhe si rezultat, të paguajnë një normë më të ulët takse kur shesin pronën e tyre.
Çdo pronë e blerë apo e legalizuar vitet e fundit ka një vlerë të regjistruar në Hipoteke (ASHK) më e ulët se vlera aktuale e tregut.
Ky ndryshim ndodh për shkak të rritjes se çmimeve te pronave gjatë viteve te fundit. Kur një pronë shitet, pronari është i detyruar të paguajë një taksë mbi diferencën mes vlerës së regjistruar dhe çmimit të shitjes, e cila quhet Taksa e Shitjes së Pronës.
Me Rivlerësimin e prones, vlera e regjistruar e pronës rritet dhe si rezultat, diferenca që tatohet bëhet zero, kjo ben qe taksa e shitjes prones te jete zero kur prona te shitet.
Vlerësimi i pronës: Procesi i rivlerësimit fillon me një vlerësim të pronës, i cili mund të bëhet nga nje Vleresues Pronash te licencuar si ne (Encon).
Përgatitja e Dokumentacionit: Pas vlerësimit, eksperti përgatit një raport të detajuar që përmban të gjitha informacionet e nevojshme për rivlerësimin, përfshirë edhe rekomandimet mbi vlerën e re të regjistruar të pronës.
Dorëzimi i aplikimit: Pasi të kryhet vlerësimi i pronës, pronarët duhet të bëjnë një aplikim për rivlerësim pranë ASHK.
Ky proces përfshin një seri dokumentesh dhe procedurash që duhet të ndiqen me kujdes për të siguruar që vlera e re të regjistrohet saktësisht.
Pronarët kanë mundësinë të aplikojnë vetë pas marrjes së raportit të vlerësimit, megjithatë, për ata që preferojnë të shmangin komplikimet, ne mund të ofrojmë mbështetje në këtë proces për të siguruar që gjithçka të kryhet si duhet.
Pagesa e fatures per takses 5%: Pas dorëzimit të aplikimit dhe miratimit të tij nga ASHK, do të lëshohet një faturë per taksen 5%, e cila duhet të paguhet në bankë.
Pas kryerjes së pagesës dhe përditësimit të aplikimit me konfirmimin e saj, ASHK do të lëshojë një Kartelë të re Pasurie ku do të pasqyrohet vlerësimi më i fundit i pronës.
Shfrytëzimi i Rivleresimit: Me vlerën e re të regjistruar, pronarët mund të përfitojnë duke mos paguar më taksën e shitjes së prones në të ardhmen.
Rivlerësimi është veçanërisht i dobishëm gjatë periudhave kur qeveria ofron ulje të normës së taksave mbi fitimin e kapitalit, siç është oferta aktuale për një normë takse prej 5% për rivlerësim të pronës.
Duke vepruar tani, pronarët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të sigurojnë kursime të konsiderueshme në taksat që do të paguajnë kur të vendosin të shesin pronën e tyre.
Me një vlerë të prones përditësuar dhe një normë të ulët takse, pronarët jo vetëm që përfitojnë nga një barrë më e vogël tatimore, por gjithashtu përmirësojnë pozicionin e tyre në treg kur vendosin të shesin pronën.
Për më shumë informacione dhe për të përfituar nga ky proces, na kontaktoni në:
📞 0682020576
🌐 www.rivleresimi.com