Kalkulo Taksën (5%)
Zbuloni sa mund të kurseni nga rivlerësimi i pronës suaj
Taksa 15% e Shitjes Pronës, e njohur ndryshe si taksa e fitimit kapital, është një taksë që aplikohet mbi fitimin e realizuar nga shitja e një prone.
Kur blini një shtëpi, ajo ka një vlerë që regjistrohet në ASHK (Agjencia e Shërbimeve të Kadastrës). Gjatë viteve, vlera e shtëpisë suaj mund të rritet. Pra, nëse e shisni shtëpinë tuaj pas disa vitesh, ka gjasa që do ta shisni me një çmim më të lartë se sa e keni blerë.
Diferenca midis çmimit me të cilin e keni blerë dhe çmimit me të cilin e shisni quhet fitim kapital, ose ndryshe "Taksa e Shitjes Pronës."
Le të marrim një shembull:
Nëse keni blerë një shtëpi me 40,000 euro
Dhe tani vlera e saj është 100,000 euro
Fitimi juaj është 60,000 euro (100,000 - 40,000)
Normalisht, duhet të paguani 15% taksë mbi këtë fitim, që do të ishte 9,000 euro (15% * 60,000 euro).
Rivlerësimi është një mundësi e mire që qeveria shqiptare ka prezantuar për një periudhë të kufizuar, duke ju lejuar të përditësoni vlerën e pronës suaj dhe të përfitoni nga njëme e ulet 15%) se taksa e zakonshme 15%
Le të shohim se si kjo mund t'ju ndihmojë me një shembull të thjeshtë:
Vlera e blerjes së shtëpisë: 40,000 euro
Vlera aktuale e shtëpisë pas rivlerësimit: 100,000 euro
Fitimi nga shitja: 60,000 euro (100,000 - 40,000 = 60,000)
Në kushtet normale, me taksën e zakonshme prej 15%, ju do të paguanit 9,000 euro si Taksa e Shitjes Pronës. (15% * 60,000 = 9,000 euro)
Por, nëse përfitoni nga procesi i rivlerësimit, taksa zbret në vetëm 5%, që do të thotë se do të paguani vetëm 3,000 euro. (5% * 60,000 = 3,000 euro)
Kjo përkthehet në një kursim të madh prej 6,000 eurosh. (9,000 - 3,000 = 6,000 euro)
Kjo është një mundësi unike për të optimizuar financat tuaja dhe për të mbrojtur investimin tuaj. Por, duhet të veproni shpejt, sepse kjo mundësi është e përkohshme dhe pas përfundimit të saj, taksa do të rikthehet në normën e saj normale prej 15%.
Për më shumë informacione dhe për të përfituar nga ky proces, na kontaktoni në:
📞 0682020576
🌐 www.rivleresimi.com