Rivleresimi i Pronave 2025: Cfare duhet te dini dhe kur fillon

Procesi i rivleresimit te pronave ne Shqiperi eshte shtyre per vitin 2025. Bazuar ne informacionet me te fundit nga burime zyrtare, mesoni gjithcka mbi afatet, procedurat dhe perfitimet financiare qe priten nga ky proces.

Çfarë do të ndodhë me Rivleresimin e Pronave ne 2025?

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, procesi i rivleresimit të pasurive të paluajtshme do të nisë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Kjo vonesë vjen pas shtyrjes së procesit që ishte planifikuar fillimisht për vitin 2024.

Rivlerësimi synon përafrimin e vlerës së pronave me çmimet reale të tregut, duke sjellë përfitime të konsiderueshme për pronarët që planifikojnë të shesin pronat e tyre në të ardhmen.

Afatet Kryesore të Procesit të Rivleresimit 2025

  • Mars 2025: Publikimi i çmimeve të reja të referencës për të gjitha 60 bashkitë e vendit

  • Pas 11 Majit 2025: Pritet qe procesi Rivleresimit te filloj nga Shtatori kur mblidhet qeveria e re

  • 2025-2026: Periudha gjatë së cilës pronarët mund të aplikojnë për rivleresimin e pronave të tyre

Ndryshimet Kryesore në Sistemin e Rivleresimit

Një risi e rëndësishme në procesin e rivleresimit 2025 është ndryshimi i metodologjisë së përcaktimit të çmimeve të referencës. Ndryshe nga sistemi aktual ku 60 bashkitë kanë vetëm një çmim reference për të gjitha pronat, sistemi i ri do të ndjekë modelin e Tiranës, me çmime të ndryshme sipas zonave kadastrale.

Për shembull:

  • Në Durrës, ku aktualisht çmimi mesatar për të gjitha pronat është 67,500 lek për metër katror, sistemi i ri do të diferencojë çmimet:

    • Zona bregdetare: Çmime më të larta

    • Zona periferike: Çmime më të ulëta

Përfitimet Financiare nga Rivlerësimi i Pronës

Përfitimi kryesor për pronarët është reduktimi i konsiderueshëm i tatimit të paguar gjatë shitjes së pronës. Aktualisht, për diferencën midis vlerës së regjistruar dhe çmimit të shitjes paguhet një tatim prej 15%.

Me procesin e ri të rivlerësimit, pritet që tatimi të ulet ndjeshëm, me diskutime që sugjerojnë një normë rreth 5% ose edhe më të ulët.

Shembull konkret:

Një apartament me vlerë të regjistruar ne ASHK 100 mijë euro, që shitet me çmimin real të tregut prej 150 mijë euro:

  • Pa rivlerësim: Tatimi 15% për diferencën prej (150,000-100,000) 50 mijë euro = 7,500 euro (50,00*15%)

  • Me rivlerësim dhe tatim 5%: Vetëm 2,500 euro tatim (50,00*5%)

Kjo përfaqëson një kursim prej 5,000 euro për pronarin!

Progresi Aktual i Pergatitjeve

Deri tani, 14 bashki të vendit, kryesisht ato në zonat bregdetare, kanë përgatitur çmimet e reja të referencës, por ende nuk i kanë bërë publike. Këto do të bashkohen me vlerësimet për bashkitë e tjera dhe do të publikohen në fund te muajit Mars 2025.

Bashkia e Tiranës përbën një përjashtim, pasi çmimet e reja të referencës u miratuan në vitin 2023, me një rritje deri në 30% të vlerës së pronave.

Si të Perfitoni nga Rivleresimi i Pronës në 2025

Rivleresimi i pronës mund të jetë kompleks, por ne jemi këtu për ta bërë procesin sa më të thjeshtë për ju:

  1. Llogarisni Taksen 5%:

    • Përdorni kalkulatorin tonë në rivleresimi.com për të parë menjëherë sa do të kurseni nga ulja e taksës nga 15% në 5%.

  2. Vlerësim Profesional:

    • Si kompani e specializuar, ju ofrojmë vlerësime profesionale që përcaktojnë saktë vlerën e tregut për pronën tuaj.

  3. Shërbim i Plotë

    • Rivleresimin i pronës

    • Asistence me procesin e aplikimit

Rivleresimi i pronave 2025 është një mundësi e artë për të reduktuar ndjeshëm barrën tatimore në shitjen e pronave tuaja.

Na Kontaktoni për një konsultë falas ose vizitoni rivleresimi.com për të përdorur kalkulatorin tonë dhe për të parë sa mund të kurseni.

📞 0682020576

🌐 www.rivleresimi.com

Next
Next

Çfarë është Taksa e Shitjes Pronës?